Grupi parlamentar i Partia Socialiste do të zhvillojë sot në 9 mars një mbledhje të rëndësishme, ku në fokus do të jetë çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesa për autorizimin e vijimit të procedurave nga ana e SPAK për të. Në këtë mbledhje do të bëhet edhe leximi i raportit të përgatitur nga pesë anëtarët socialistë të përfaqësuar në Këshillin e Mandateve, raport që pritet të përcaktojë qëndrimin zyrtar të shumicës për këtë çështje të ndjeshme politike.
Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm në mbledhje, duke e konsideruar diskutimin si një moment të rëndësishëm për qëndrimin e shumicës parlamentare. Hartimi i raportit i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili ka koordinuar punën me anëtarët e tjerë socialistë të Këshillit të Mandateve për përgatitjen e dokumentit./kb
