Polonia u mposht 3-2 nga Suedia në finalen e “play-off”-it për Botërorin, në një ndeshje që mund të ketë shënuar fundin e Robert Lewandowski me kombëtaren.
Pas takimit, sulmuesi publikoi një foto me shiritin e kapitenit në rrjetet sociale, me këngën “Time to say goodbye” në sfond.
Ai nuk e ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga përfaqësuesja. Lewandowski ka zhvilluar 165 ndeshje me Poloninë që nga debutimi në vitin 2008 ndaj San Marinos, kur ishte 20 vjeç.
Ai ka realizuar 89 gola, një shifër që tejkalon ndjeshëm çdo lojtar tjetër polak. Me kombëtaren, ai është kualifikuar vetëm dy herë në Botëror, me arritjen më të mirë në 1/8 e finaleve në vitin 2022.
Ndërkohë, edhe te Barcelona e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Në këtë sezon ai ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet./mxh
