Last Updated on 18/04/2026 by Anisa
Një tragjedi ka ndodhur në Cossombrato të Astit pranë Torinos. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se një burrë 57-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të ri, të dy me origjinë shqiptare. Pas këtij momenti, autori më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një kullë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, trupat e dy viktimave u gjetën këtë mëngjes në një kanal në rrugë, në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Vëllai i gruas që u vra ishte i pari që ka ngritur alarmin, pasi ishte shqetësuar sepse nuk kishte marrë asnjë njoftim nga motra e tij.
Sipas hetimeve fillestare, 57-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në kullën e kështjellës ku dhe punonte e më pas është hedhur, duke humbur jetën në vend.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.
