Last Updated on 20/04/2026 by Anisa
Pas paraqitjes në SPAK për masën e sigurisë, kreu i PD-së Sali Berisha ka vijuar me akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.
Sipas Berishës, Dumani ka përdorur gardistët që e shoqërojnë për të kërcënuar një çift pensionistësh, në një çështje që lidhet me një apartament të shitur më herët nga xhaxhai i bashkëshortes së tij, Andon Pango.
“Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Do e dërgojmë videon të gjithëve.”, theksoi Berisha.
Ai shton se Andon Pango është dënuar me 6 vite burg, por ndodhet në SHBA dhe sipas tij, prej 5 vitesh nuk është dërguar vendimi i gjykatës për ekstradim.
Në deklaratat e tij, Berisha vijon me akuza të drejtpërdrejta ndaj Dumanit, duke pretenduar se çështja është zvarritur në sistemin gjyqësor:
“Po kujt ia ka porositur thoni ju? Dëgjoni pak mashtrimin e madh. Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit. Prisni tani.Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju. Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango? Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Do e dërgojmë videon të gjithëve. risni se është më tutje. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork. Ç’ndodh tjetër? Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet. Është diku në këto gjykatat e faktit.
Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar. Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit. Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.”
Berisha paralajmëroi se do të publikohen edhe materiale video që, sipas tij, mbështesin këto akuza, ndërsa vijoi me sulme ndaj drejtuesve të drejtësisë dhe mënyrës së trajtimit të çështjes në gjykata.
