Last Updated on 25/04/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë” zhvilluan një takim me fermerët në Dibër.
Rama ka deklaruar se Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore janë një version i kooperativave por në versionin e Bashkimit Europian.
“Jo si kooperativat e dikurshme por si kooperativat e BE. BE funksionon me kooperativa kur secili prodhon më vete dhe të gjithë sepse ishim bashkë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh porr harmonizojnë veprimtarinë prodhuese, ama mbjellin me një farë ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin dhe grumbullojnë e ambalazhojnë e shesin. Shoqëri të bashkuara Bujqësore, SHBB kështu shkruhet në lidh për të shmangur traumën e së shkuarës sikur po mblidhemi në kooperativa.
Ndaj kemi vendosur mbështetje financiare, institucionale dhe bashkëpunim me shtetin në këtë bashkim. Bashkia është aksionere në atë që i kishit gjetur edhe emrin, sepse po bënim shaka aty thash vërjani Dibra United si Manchesteri por ia kishit gjetur Dibra Origin.
Të bashkohemi ndryshe nuk e përballojmë dot përballjen që vjen me integrimin. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit? Si do të sigurohet siguria ushqimore?”, tha ai./kb
