Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) siguroi të shtunën, më 9 maj, banorët e Tenerifes se po merren të gjitha masat për të mbrojtur komunitetin gjatë repatriimit të pasagjerëve nga kruzeri MV Hondius, i cili u prek nga hantavirusi.
Spanja njoftoi se të dielën, më 10 maj, filloi zbritja e pasagjerëve spanjollë, ndërsa grupet e qytetarëve nga vendet e tjera do të ndjekin më pas.
Sipas një përditësimi të OBSH-së më 9 maj, tetë persona që nuk ndodheshin më në bord janë sëmurë, përfshirë tre viktima – një çift holandez dhe një qytetar gjerman. Nga tetë personat e sëmurë, gjashtë janë konfirmuar me virusin, ndërsa dy raste të tjera janë të dyshimta.
Të gjithë pasagjerët e MV Hondius konsiderohen kontakte me rrezik të lartë, por agjencia shëndetësore evropiane thekson se rreziku për popullsinë e përgjithshme mbetet i ulët.
OBSH-ja ka rekomanduar një periudhë karantine 42-ditore për të gjithë pasagjerët që nis nga e diela, për të siguruar kontrollin maksimal të përhapjes së virusit./mxh
