Last Updated on 11/05/2026 by EL
Në ambientet e Kuvendi i Shqipërisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mirëpriti nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mehmet Akif” nga Lipjani i Kosovës, në një vizitë miqësore dhe edukative në Tiranë.
Gjatë takimit, Balla vlerësoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, historisë dhe sakrificës për liri. Ai u shpreh se shqiptarët janë krenarë për luftën çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar atë si një luftë të drejtë dhe të pastër për liri dhe dinjitet kombëtar.
“Sot jemi të gjithë krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila zhvilloi një luftë çlirimtare të drejtë, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj”, u shpreh Balla para nxënësve.
Ai komentoi gjithashtu proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të padrejta dhe të bazuara mbi pretendime të pabazuara, ndërsa shtoi se historia e luftës së Kosovës nuk mund të zhbëhet.
Vizita e nxënësve nga Lipjani në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe patriotike, duke përcjellë mesazhe bashkimi dhe respekti për historinë kombëtare./et
