Last Updated on 15/05/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Estoni, ku është pritur nga homologu i tij, Kristen Michal.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama nuk kurseu batutat, ku u shpreh se në samitin në Tiranë, Starmer solli shi, ndërsa ai po u sjell diell nga Shqipëria në Estoni.
“Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë ishte ditë me shi sepse Starmer e solli nga Londra, sot është ditë me diell se solla diellin nga Shqipëria. Faleminderit që më lejuat të sjell ca diell këtu. Dua të shpreh mirënjohjen që më së fundi më lejohet të vizitoj këtë qytete që e kam imagjinuar si një laborator i së ardhmes.
Ne duam të sigurohemi që rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin inovacion që ka bërë Estonia. Synojmë të ecim para në sigurinë kibernetike.
Ne jemi dy kombe që jetojmë me dëshirën për të kapur të ardhmen pasi janë mbajtur për një kohë të gjatë në të shkuarën jo për zgjedhjen e tyre por për shkak të imponimit”, tha Rama./kb
