Last Updated on 13/06/2026 by Anisa
Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve ndërsa në mbledhjen e datës 13 qershor 2026, vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 183 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 170 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërhiqet vëmendja e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi./a,d
