Last Updated on 16/06/2026 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Shqipëria nuk është e vogël. Nuk është as e mjerë, nukështë as e shitur dhe as e blerë. Ky vend ka elitën e vet intelektuale, ka djem dhe vajza të shkollluar dhe tëformuar në universitetet tona dhe ato europiane. Ky vend nuk ka shumë nevojë për zhurmues dhe ulurima. Prej 2 javësh, mes Tiranës, dalin jo më shumë se 2 mijëapo 3 mijë vetë, dhe po stresojnë gjithë dynjanë. Mblidhen tek Kali Skenderbeut, dhe marshojnë drejtKryemnistrisë. Atje ndalen 2-3 orIë, thërrasin dheshajnë edhe me libër shtëpie Edi Ramën, Sali Berishën, kërkojnë largimin e tyre, rikthimin e Altin Dumanit, kërkojnë “burg për Rama -Berisha”, kërkojnë zgjedhjetë reja, kërkojnë anullimin e disa ligjeve, kërkojnë…..Ore dale, po kush janë ata ? Disa miq, më thane se, “nuk po njohim asnjë prej tyre, nga janë, nga kanëardhur”. Kaq do të mjaftonte që fjalimet, komentet, kërkesat, dhe bezdisjet e tyre t1% marrin fund. Njëprotestë nuk lind nga “HIÇI”, nuk lind spontanisht, nukbëhet kot, dhe nuk mbahet pa patur një “kokëdrejtuese”. Deri sot, ajo nuk ka publikisht as drejtuesin, dhe as programin e saj legal. Banorët e kryeqytetit kanë3 javë që ndjehen të stresuar, të trembur, të lodhur, tëirrituar, nga zhurmat, thirrjet, provokimet, dhe sjelljet e tyre. Shqipëria i bëri zgjedhjet e saj të lira dhe tëndershme. U shpall zyrtarisht edhe fituesi i tyre. Shqipëria ka nisur udhëtimin drejt “finishit” për tuanëtarësuar në Bashkimin Europian. Nisi hapja e kapitujve nga Komisioni Jashtëm i BE, kurse Edi Rama dhe ministrat nuk po ndalen në rrugëtimin e reformave. Biznesi ka nisur të lulëzojë, ndërsainvestimet e huaja po 10 fishohen. Atëhere ku qëndronproblemi këtu ? Tek Zverneci, tek Narta, tek Vlora ? Kudo në botë, protesta ka një grupim negociues, bisedues, ka një kokë drejtuese, e cila komunikon me qeverinë, me kryeministrin, me ministrin, apo dhe me presidentin. Nuk mund të dalësh, se tu tek ty, mesbulevardit dhe sheshit, dhe të thuash, “o të ikë qeveriadhe kryeministri, o nuk largohem nga këtu edhe për 2 vjet”. Shteti ka rregulla, ka ligje, ka sanksione, që nuktë lënë ty pambarimisht të shqetesosh dhe lodhëshqytetarët, që nuk të lë ty, të dalësh mes bulevardit dherrugëve të qytetit, dhe të krijosh panik, shqetesim, frikëtek shumica e qytetit. Ç’borxh u ka qytetaria e Tiranës, ç’borxh u kanë tregetaret dhe biznesmenët atyre që prej3 javësh po trazojnë jetën normale të 1 milion banorëve? Ka ardhur koha të përballet me ligjin cilido që kujtonse “ liria dhe demokracia nuk kanë limit”. Demokraciaështë zbatim i ligjit, liria është vetëm një komponent isaj./kb
