Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar protestat e qytetarëve të cilët kundërshtojnë investimet amerikane në Shqipërisë teksa dalin e brohorasin me parulla në duar ku shkruhet “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Në lidhje me shprehet e përdorura gjatë marshimit dhe protestave të cilat sot hyjnë në ditën e 26-të, Braçe nënvizoi se të rinjtë shqiptarë po përdorin parulla të cilave nuk ia dinë kuptimin shumë mirë, duke e cilësuar këtë veprim si primitiv. Ndërsa shtoi se kundërshtimi i investimeve në Zvërnec tregon një tjetër anë primitive të protestës pasi shqiptarët po kundërshtojnë mundësinë e zhvillimit të Shqipërisë.
“Jam kundër një modeli që e kthen atë në një pasuri të paluajtshme për t’u shitur. Nuk jam kundër këtij projekti por jam kundër atyre që kthehen kundër… Unë mendoj se resorte të këtij niveli na duhen shumë. Thyerja e një investitorit të huaj në një moment kur Shqipëria ka nevojë të ngrihet është diçka e madhe.
Të gjithë ata që kundërshtojnë duhet ta vendosin qeverinë përballë shumë faktorëve. Nga faktori mjedisor për të zhvilluar një model që mund të jetë unik në këtë pjesë të Mesdheut, Adriatikut dhe Jonit. Të gjithë ata që e sulmojnë këtë projekt për interesa privatë janë mendjelehtësi. E ai sheshi atje, i ka këto.
Nuk gjej legjitime disa agjenda, fjala bie te parulla “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje e tradhtarëve!” është një agjendë jo vetëm primitive që ka kopjuar sloganin e një filmi që i referohet një historie që tradhtuan vendin në periudhën e fashizmit dhe nazismit. Këta të rinjtë e sotëm besoj se nuk e njohin në atë kohë.
Nga ana tjetër është primitive për sa kohë tentojnë ta mbyllin Shqipërinë, që nuk i duhen këtij vendi. Shqiptarët kanë nevojë për kapitalin e huaj, për vende pune, për standart të ri të shërbimit në këtë vend. Ashtu siç kanë nevojë për një standart të ri të shfrytëzimit të pasurive kombëtare. E dyta që lidhet me kërkesat është agjenda politike” tha Braçe në intervistën e dhënë për “Shqipëria Live”./ad
