Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Adriatik Lapaj iu bashkua paraditen e kësaj të enjteje protestuesve të mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit, ku po zhvillohej protesta në kohën kur deputetët hynin në seancën plenare.
Megjithatë, prania e tij nuk u mirëprit nga një pjesë e protestuesve, të cilët i kërkuan të largohej nga tubimi. Situata u shoqërua me tensione verbale mes Lapajt dhe disa prej të pranishmëve.
Pavarësisht reagimeve, Lapaj nuk pranoi të largohej dhe vijoi të qëndronte pranë protestuesve, ndërsa në zonë vazhdonin tensionet mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Ngjarja ndodhi në kuadër të protestës së organizuar jashtë Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje, shoqërime në polici dhe masa të shtuara sigurie.
/ad
