Kupa e Botës ka mësuar tetë skuadrat më të mira që do të vazhdojnë garën në fazën çerekfinale për fitimin e trofeut madhor.
Për herë të parë që nga fillimi i turneut, kalendari parashikon një ditë pushimi pa ndeshje gjatë datës 8 korrik.
Ethet e kompeticionit rikthehen zyrtarisht më 9 korrik me përballjen hapëse të këtij raundi midis Francës dhe Marokut. Axhenda do të vijojë me nga një sfidë në ditë, ku do të luhen takimet Spanjë-Belgjikë dhe Norvegji-Angli, për t’u mbyllur me sfidën Argjentinë-Zvicër.
Pjesa më e madhe e këtyre përballjeve janë programuar në fasha oraresh mjaft të përshtatshme për audiencën në kontinentin europian.
Përjashtim bën vetëm takimi i fundit i kësaj faze ku merr pjesë përfaqësuesja e Argjentinës, i cili për shkak të diferencës kohore do të transmetohet në orët e para të mëngjesit.
AXHENDA
09/07 Francë – Marok ora 22:00
10/07 Spanjë – Belgjikë ora 21:00
11/07 Norvegji – Angli ora 23:00
12/07 Argjentinë – Zvicër ora 03:00/kb
