Nga Mentor Kikia
E para, nisur nga mendimet e shumë ekspertëve të fushës që janë shprehur, Shqipëria, të paktën tani për tani, turizmit elitar, nuk mund ti qaset. Sepse “elitarja” nuk mund të bashkëjetojë me një mjedis që nuk ofron asgjë elitare, veç asaj që ka bërë natyra(edhe atë jemi duke e zhbërë me vullnet të fortë).
E dyta, turizmit shqiptar i mjaftojnë për të mbijetuar turistët shqiptarë: Shqiptarët emigrantë, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë.
E treta, do ishte një klientelë ekstra, ajo që vjen nga Europa Qëndrore.
Ndaj, Ministria e Turizmit, do të ishte mirë që veç zyrës në Tiranë, të kishte “filiale” në Prishtinë dhe Tetovë, ndërsa ambasadat në Varshavë, Pragë, Budapest, Kiev etj, të punësonin specialistë turizmi se për diplomaci as bëjnë dot, as munden.
Ndërsa qeveria, pasi të mbaroj punë me hedhjen në facebook të fotove me plazhet plot, të kujtojë se:
Standard turistik nuk është bukuria e malit dhe detit, por shërbimet:
-Shërbimi shëndetësor në zonat turistike.
-Ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në det.
-Transporti publik.
-Infrastrukturë ndihmëse për orientimin e pushuesve
-Forcimi i rregullave për sigurinë në plazhe.
-Kontroll ndaj subjekteve për të ndaluar abuzimin ndaj turistëve, në çmime e cilësi produktesh.
-Akses në det për çdo kënd, dhe ndalimi i horrave që të kërkojnë para po freskohesh në “detin e tyre”
