Last Updated on 28/08/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar diskutimet e zhvilluar në mbledhjes e kësaj të premteje me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve.
Rama tha se diskutimet u përqendruan te kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe te mekanizmat e rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve.
Sipas kryeministrit, ky bashkëpunim synon përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor.
Në mbledhje është diskutuar gjithashtu për hartimin e ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”, ndërsa vëmendje i është kushtuar edhe progresit në hartimin e nismës së integruar “Shqipëria Sociale”.
Kryeministri Rama bëri të ditur se kësaj nisme do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet në muajin nëntor.
“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga
kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.
Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”, tha Rama./MXH
