Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në “Facebook” njoftuan në natën e 19-të të protestës se protestuesit do ta kalojnë gjithë natën në shesh. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të bashkohen sot në orën 08:00, para seancës së Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.
Ndryshimi i orës së protestës u bë pasi dje kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seancë plenare e ditës së sotme do të mbahet në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./k.m
