Last Updated on 08/10/2026 by EL
Reldar Deda
Një hamendësim në formën e një lajmi u shpërnda paraditën e sotme në disa portale shqiptare, faqe instagrami, facebook-u dhe TikTok-u ku raportohej se ish-gazetarja e “Piranjave”, tashmë pjesë e ekiptit të Fiks Fare ishte aksidentuar me motor.
Aludimi i portaleve lidhej se gazetarja e aksidentuar, fatkeqësisht ishte e njëjta gazetare që i kishte zënë rrugën ish-ministres Balluku teksa shkonte në palestër.
Përballja e saj me gazetaren e Fiksit ka ndodhur më 22 shtator, ndërsa aksidenti ka ndodhur dje dhe më herët se të transmetohej kronika në Top Channel, ç’ka do të thotë se materiali ka qëndruar në frigoriferin e Topit rreth dy javë dhe sipas të gjitha gjasave, nëse ndokush do kishte pasur interes për ta eleminuar, sot, do i kishim kryer edhe të shtatat.
