Last Updated on 08/10/2026 by Monika
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se personi që paraqet Reformën Territoriale është bashkëpunëtor me Eco Tiranën.
Berisha tha më tej se ky person për 7 vite ka shpërdoruar qindra miliona euro dhe Tirana është çdo vit dhe më e pisët.
“Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet, tashti të quajturën reformë, është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i një organizate, i Ndraghetës. Ky njeri, për shtatë vite në Eco Tiranë, ka përvetësuar, shpërdoruar nga 17-ta, 2017-ta në 23-shin, qindra e qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më e pistë”, tha Berisha.
Ndërsa komentoi deklaratat e deputetes Elisa Spiropali, Berisha tha se këtë qëndrim që paraqiti në seancë duhet ta shoqërojë dhe me votën kundër Reformës Territoriale
“Nuk kam asgjë tjetër veçse të ftoj që fjalën që mbajtët ta shoqëroni me qëndrimin në votë, se përndryshe do regjistrohet me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e parlamentit”, u shpreh kreu i PD-së./mxh
