Last Updated on 06/06/2025 by adminfjala
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas vendimit për rinumërimin e votave në këtë qark, shprehet se çdo gjë është e mundur në Shqipëri.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Shehaj shprehet se është pro rinumërimit dhe se sipas tij, fatmirësisht posedojnë filmimet e numërimit dhe nuk mund të ketë manipulime.
Blendi Fevziu: Shehaj je dakord me rinumërimin? Mund të rrezikohet mandati juaj?
Agron Shehaj: Pse të mos rinumërohen. Çdo gjë është e mundur, sidomos në Shqipëri. Për fat të mirë kemi filmimet, skandalizimet e para. Nëse ka pasur manipulime, e përsëris në Shqipëri mund të ndodhë gjithçka. Votat nuk i ka numëruar Partia Mundësia, i kanë numëruar numëruesit e Partisë Socialiste dhe numëruesit e Partisë Demokratike. Tani që janë bërë lëmsh me votat e kandidatëve është e qartë. Aty do të ketë çudira. Kurse vëmendja për numërimin e votave të partive politike ka qenë shumë e madhe, kanë qenë gjithë të përqëndruar.
Ndërkohë sa i takon asaj nëse është i kënaqur apo jo me rezultatin e zgjedhjeve Shehaj shprehet se rezultati është inkurajues, por me pritshmëritë që ata kishin synonin një grup parlamentar./kb