Arsenal është kualifikuar në finalen e Champions League pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madrid. Ky sukses ka sjellë përfitime të mëdha financiare për klubin londinez.
Vetëm kualifikimi në finale i ka siguruar 18.5 milionë euro, duke e çuar totalin në rreth 124.7 milionë euro.
Në rast fitoreje në finale, Arsenali mund të përfitojë edhe 6.5 milionë euro shtesë, duke arritur afërsisht 150 milionë euro.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka arkëtuar rreth 136.7 milionë euro nga ky sezon. Të dy finalistët kanë siguruar edhe 4 milionë euro nga pjesëmarrja në Superkupën e Europës, me 1 milion euro bonus për fituesin.
Arsenali ka pasur një ecuri të fortë, me 8 fitore në fazën e grupeve. Finalja e Champions League do të luhet më 30 maj në “Pushkash Arena”./mxh
