Last Updated on 14/09/2026 by Klara
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën “Emin Duraku”
Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ku telefonata rezultoi alarm i rremë.
Blutë e Tiranës kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani.
Ky person është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit. Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë./k.m
