Last Updated on 08/09/2026 by Anisa
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë.
Takimi mes ambasadores së re të BE-së dhe kryeministrit Rama ka nisur prej rreth një ore.
Edi Rama i ka uruar asaj Mirëseardhjen në Tiranë, teksa merr detyrën e re.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan Rama krahas fotos së postuar.
Sofia Moreira de Sousa ka marrë detyrën si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri prej disa ditësh.Sofia Moreira de Sousa zëvendëson kështu Silvio Gonzato, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati./ad
