Last Updated on 24/05/2026 by Kesjana
Një postim ironik i kryetarit të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke thumbuar procesin për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demokratike.
Në foton e publikuar, ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në një ring boksi, ku shpallet fitues “pa rival”, ndërsa në sfond lexohet mesazhi: “Zgjedhjet në PD – Kryetar pa rival”.
Postimi është shoqëruar me mbishkrimin:
“Pas një gare tepër të fortë, shpallet fituesi 🦉😂😂”,
duke u interpretuar nga ndjekësit si një tjetër episod i përplasjes politike dhe ironive mes mazhorancës dhe opozitës.
Fotoja ka marrë reagime të shumta online, me komente që e konsiderojnë një satirë politike për mungesën e garës reale brenda opozitës./kb
