Last Updated on 19/11/2025 by EL
Emri i Fisnik Asllanit ka të paktën 3 muaj që përmendet fuqimisht në merkaton e klubeve të mëdha europiane.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan te Hoffenheim, ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Bayernit. Klubi gjerman është gati ta shesë sulmuesin e talentuar kosovar, por jo më pak se 40 mln euro.
Bayern e sheh Asllanin si zëvendësuesin ideal të Harry Kane, kurse Barcelona mund ta konsiderojë edhe sulmues titullar, sepse nuk ka buxhet për të blerë sulmuesin e saj të ëndrrave, Julian Alvarez.
Në 10 ndeshje kampionati dhe 2 ndeshje Kupe, Asllani këtë sezon deri tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë dy asiste. m.p.
