Last Updated on 23/01/2026 by Kesjana
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në takimin e dytë të ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike.
Përpara takimit të nivelit të lartë, Spiropali zhvilloi një takim me homologun e saj, ku në fokus të bisedimeve ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.
“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Turqi, Spiropali do të pritet edhe nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. /Kb
