Last Updated on 15/05/2026 by EL
David Beckham është bërë sportisti i parë britanik që ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderit, sipas edicionit 2026 të “Sunday Times Rich List”.
Pjesa më e madhe e suksesit financiar të Beckham ka ardhur pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike. Përveç marrëveshjeve globale të sponsorizimit me marka si Adidas dhe Hugo Boss, ai është edhe bashkëpronar i klubit Inter Miami CF, i cili konsiderohet një nga klubet më të vlefshme të Major League Soccer, me një vlerë të raportuar rreth 1.45 miliard dollarë./et
