Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Teksa të gjithë deputetët socialistë po hedhin votën e tyre në kuti për kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, opozita e ka bojkotuar si proces.
Kryedemokrati Sali Berisha në momentin që u thirr për të votuar, doli përpara foltores së Kuvendit me një poster McGonigal në dorë, të cilën e hodhi në kutinë e votimit.
Njësoj vepruan edhe disa deputetë të tjerë të opozitës, të cilët shprehin pakënaqësi dhe mosdakordësi për të votuar për zgjedhjet e kryetari të ri. m.p.
