Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e kreut të PD-së Sali Berisha në SHBA.
Përmes një postimi, Këlliçi, i cili është pjesë e delegacionit që shoqëron Berishën në SHBA, shkruan se demokratët dhe Berisha mbajtën për 5 vite mbi kurriz një damkë që nuk e meritonin, por e vërteta triumfoi dhe viziat në SHBA është vetëm hapi i parë.
“U desh shumë forcë e vendosmëri e demokratëve dhe Sali Berishës për të çmontuar një operacion korruptiv e kriminal ku u përfshinë shumë aktorë, me Edi Ramën në krye!
5 vjet u mbajt padrejtësisht në kurrizin tonë një damkë e pamerituar, një barrë e rëndë dhe padrejtësi e madhe.
Në fund e drejta dhe e vërteta triumfoi.
Kjo është një histori që nuk duhet arkivuar, por që meriton transparencë si shërbim ndaj interesit publik dhe ndaj vendit.
Sot me mbërritjen e Sali Berishës në SHBA është hedhur vetëm hapi i parë!”, shkruan Këlliçi./k.m
