Last Updated on 21/09/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te çështjet për të cilat, sipas tij, Rama duhej të ishte thirrur për t’u marrë në pyetje, duke përmendur dosjet e krimit elektoral, inceneratorët dhe portet.
“Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët. Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosje të krimit elektoral? Duhej thirrur Edi Rama për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët? Asnjë nga djegësat nuk punojnë dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët”, tha Berisha.
Më tej, kreu demokrat ngriti akuza edhe lidhur me portet, duke përmendur në mënyrë të veçantë portin e Durrësit dhe projekte të tjera portuale.
“A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS për portet e Shqipërisë, portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe në Europë që shkojnë të paktën 4 miliardë euro dhe shkojnë miliarda euro gjoba për shqiptarët”, shtoi kreu demokrat./ad
