Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje Diasporës të organizojë protesta të fuqishme pranë ambasadave kundër qeverisë Rama.
Ai ka theksuar se në një vend ku kushtetuta shkelmohet dhe bllokohet drejtësia, Republika është një letër e vdekur.
Berisha ka ripërsëritur sërish thirrjen që t’i gjuajnë me vezë dhe domate.
“Diaspora është e ftuar të organizojë protesta të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit. Republika nuk ekziston më, Edi Rama e ka asgjësuar republikën. Në një vend ku kushtetuta shkelmohet, ku drejtësia bllokohet, Republika është një letër e vdekur.
Ndaj dhe të ndërmerrni protesta të fuqishme para ambasadave, të gjuani vezë dhe domate në drejtim të tyre, si dhe protesta pranë institucioneve ndërkombëtare për të demaskuar Ramaduron, ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Miliarderin, hajdutin më të madh që kanë patur shqiptarët në të gjitha kohërat”, tha Berisha./mxh
