Spanja nuk njihet vetëm për plazhet, ushqimin, futbollin dhe jetën e natës. Sipas sondazheve ndërkombëtare, spanjollët konsiderohen burrat më tërheqës në botë.
Renditja bazohet në anketa dhe sondazhe turistike ku mijëra persona kanë votuar për kombësitë që i konsiderojnë më tërheqëse. Në shumë prej tyre, meshkujt spanjollë janë renditur në krye të listës, duke lënë pas vende si Italia, Brazili dhe Australia.
Po çfarë i bën kaq tërheqës? Sipas komenteve në rrjetet sociale dhe ekspertëve të stilit të jetesës, kombinimi i lëkurës mesdhetare, tipareve të errëta, stilit të veshjes pa sforcim dhe vetëbesimit natyral luan një rol të rëndësishëm. Kësaj i shtohet edhe kultura spanjolle, ku vallëzimi, darkat e gjata dhe komunikimi i ngrohtë me njerëzit janë pjesë e përditshmërisë.
Edhe stili mesdhetar i jetesës, i lidhur me diellin, vajin e ullirit, ecjet e përditshme dhe ushqimin e shëndetshëm, konsiderohet një faktor që ndikon në pamjen dhe mirëqenien fizike.
Megjithatë, shumë besojnë se arma më e fortë e spanjollëve nuk është pamja, por sharmi. Ata njihen për mënyrën e ngrohtë të komunikimit, aftësinë për të bërë komplimente dhe për ta trajtuar romancën si një pjesë të natyrshme të jetës. Studime të ndryshme mbi tërheqjen kanë treguar se vetëbesimi, humori dhe vëmendja ndaj tjetrit shpesh peshojnë më shumë sesa tiparet fizike./ad
