Tema më e nxehtë e javëve të fundit në Shqipëri ka qenë “Aruba”, pra takimi i shumëpërfolur i drejtuesve të lartë të qeverisë shqiptare me mafian në ishullin Aruba.
“Fjala.al” është interesuar për çështjen “Aruba” duke i kërkuar SPAK-ut një përgjigje zyrtare. Pyetjet tona ishin bazike, për të kuptuar nëse SPAK ka nisur apo jo hetime për këtë çështje.
“A janë identifikuar ose thirrur ndonjëherë persona të përveçëm për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë takim? A ka kërkuar SPAK zyrtarisht informacion shtesë nga autoritetet italiane për këtë çështje? A ekzistojnë hetime për pastrim parash në Shqipëri, të lidhura me investime në ndërtim që lidhen me këtë dosje?” qenë pyetjet tona.
SPAK, me një përgjigje zyrtare, as nuk mohoi dhe as nuk pohoi nëse ka nisur hetime për këtë çështje. “Nuk kemi informacione për të ndarë”, sqarohet më tej për pyetjen nëse SPAK ka kërkuar dokumentacion nga SPAK.
