Last Updated on 05/05/2026 by Anisa
Nga Lutfi Dervishi
Mbreti Gent: Është rrënja.
Mbretëresha Teutë: Është deti.
Gjergj Arianiti: Është vazhdimësia.
Gjergj Kastrioti: Është qëndresa.
Lekë Dukagjini: Është besa.
Pjetër Bogdani: Është drita.
Hasan Prishtina: Është sakrifica.
Abdyl Frashëri: Është bashkimi.
Sami Frashëri: Është vizioni.
Naim Frashëri: Është malli.
Andon Zako Çajupi: Është fshati.
Petro Marko: Është bregu.
Preng Doçi: Është alfabeti.
Mid’hat Frashëri: Është ndërgjegja.
Ndre Mjeda: Është lirika.
Jeronim De Rada: Është nostalgjia.
Kostandin Kristoforidhi: Është shkrimi.
Ismail Qemali: Është shteti.
Luigj Gurakuqi: Është integriteti.
Dom Nikoll Kaçorri: Është bekimi.
Esad Pashe Toptani: Është oportunizmi.
Princ Vidi. Është përkohshmëria.
Ali Pashe Tepelena: Është autoriteti.
Isa Boletini: Është lufta.
Mic Sokoli: Është gjoksi.
Çerçiz Topulli: Është kordha.
Ahmet Zogu: Është rendi.
Hoxha Tahsimi: Është mençuria.
Sabri Godo: Është ekuilibri.
Hafiz Ali Korça: Është besimi.
Enver Hoxha: Është izolimi.
Musine Kokalari: Është dinjiteti.
At Zef Pllumi: Është dëshmia.
Ibrahim Rugova: Është urtësia.
Fehmi Agani: Është mendimi.
Adem Jashari: Është flijimi.
Adem Demaçi: Është qëndresa.
Ramush Haradinaj: Është fronti.
Ukshin Hoti: Është vullneti.
Anton Çeta: Është pajtimi.
Azem Hajdari: Është guximi.
Hashim Thaçi: Është pavarësia.
Albin Kurti: Është kauza.
Ali Ahmeti: Është marrëveshja.
Fan Noli: Është fjala.
Gjergj Fishta: Është epika.
Faik Konica: Është ironia.
Eqrem Çabej: Është gjuha.
Ernest Koliqi: Është hapësira.
Petro Zheji: Është kozmosi.
Aleksandër Xhuvani: Është norma.
Skënder Luarasi: Është pathyeshmëria.
Arben Xhaferri: Është arsyeja.
Azem Shkreli: Është guri.
Esad Mekuli: Është zgjimi.
Rexhep Qosja: Është debati.
Haki Stermilli: Është emancipimi.
Migjeni: Është revolta.
Ismail Kadare: Është kujtesa.
Dritëro Agolli: Është toka.
Jakov Xoxa: Është Myzeqeja.
Mitrush Kuteli: Është rrëfenja.
Lasgush Poradeci: Është ndjesia.
Nexhmije Pagarusha: Është melankonia.
Tefta Tashko – Koço: Është kënga.
Vaçe Zela: Është emocion.
Sander Prosi: Është magjia.
Ndrek Luca: Është burrnia.
Bekim Fehmiu: Është universaliteti
Aleksandër Moisiu: Është zëri.
Gjon Mili: Është shkrepja.
Ibrahim Kodra: Është forma.
Nënë Tereza: Është dhembshuria.
Ferid Murati: Është zbulimi.
Majlinda Kelmendi: Është lavdia.
Lorik Cana: Është flamuri.
Mira Murati: Është e ardhmja.
Sabiha Kasimati: Është dija.
Sevasti Qiriazi: Është shkolla.
Elena Gjika: Është Evropa.
Sali Berisha: Është protesta.
Edi Rama: Është imazhi.
Martin Camaj: Është mërgimi.
Rita Ora: Është ngjyra.
Armanda Koçi: Është rryma
Dua Lipa: Është bota.
Është mikpritja.
Është ai që e gjen në çdo cep të botës.
Është ai që ikën, por nuk largohet kurrë.
