Torino fitoi 2-0 ndaj Lazios në shtëpi, duke u shkëputur me gjashtë pikë nga zona e rënies në Serie A.
Skuadra siguroi një nisje pozitive me trajnerin e ri Roberto D’Aversa. Goli i parë u shënua nga Giovanni Simeone, i cili përfitoi pranë vijës fatale pas një aksioni në zonë.
Në pjesën e dytë, Duván Zapata dyfishoi shifrat me një goditje me kokë pas një krosimi nga e majta.
Lazio krijoi pak raste konkrete dhe hasi vështirësi në fazën sulmuese. Torino administroi avantazhin deri në fund pa rrezikuar ndjeshëm.
Me këtë fitore, Torino ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Lazio mbetet në pozicionin e 10-të./mxh
