Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile është shprehur se shteti do të qëndrojë pranë për çdo detyrim pranë atyre që kanë pësuar dëme në banesa dhe në bagëti për shkak të përmbytjeve nga reshjet e ditëve të fundit.
“Dua t’i siguroj se do qëndrojmë për çdo detyrim ndaj tyre si për banesa dhe gjënë e gjallë”, tha kryeministri.
Më tej ju bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë pranë njerëzve jo vetëm tani por edhe pas kapërcimit të kësaj situate të vështirë.
“Dua tu them deputetëve të pranishëm në mbledhje që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi ky moment i vështrië të jetë kapërcyer, pranë njerëzve, me njerëzit, për njerëzit”, deklaroi Rama./K.M
