Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kombit, ku nderoi kujtimin e luftëtarëve që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.
“Sot nderojmë çlirimtarët e atdheut, që, me heroizëm dhe trimëri, i hapën rrugën lirisë së Shqipërisë. Sakrificat e popullit shqiptar dhe gjaku i dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare shkruan një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë“, tha Peleshi në mesazhin e tij.
Peleshi shtoi se trashëgimia e të rënëve mbetet një busull morale për brezat e sotëm.
“Trashëgimia e tyre vazhdon të jetë një pikë referimi për brezat, një kujtim për çmimin që ka arritja e lirisë, dhe një mësim për përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur atë”, deklaroi kryeparlamentari.
Ceremonia u zhvillua në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj, veteranëve e pasardhësve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve./ K.M
