Nesër në Tiranë do të mblidhet Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.
Mësohet se takimi i 22-të i këtij komiteti parlamentar do të mbahet në orën 10:00, në ambientet e një hoteli në kryeqytet.
Takimi do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Kryetari i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla dhe Kryetari i delegacionit të Bashkimit Europian, Marco Tarquinio.
Takimi do të përshëndetet edhe nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Sipas njoftimit zyrtar, të hënën dhe të martën, më 21 dhe 22 shtator, eurodeputetët e grupit ECR, Chiara Gemma (nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri) dhe Cristian Terhes, do të marrin pjesë në mbledhjen e 22-të të këtij komiteti në Tiranë.
Ky takim konsiderohet si një pjesë e rrugëtimit europian të vendit, ndërsa theksohet se në këtë fazë, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet forcimit të shtetit të së drejtës, garantimit të zbatimit të duhur të legjislacionit të miratuar dhe uljes së polarizimit politik./k.m
