Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Numri dy i qeverisë Belinda Balluku ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë shoqërinë, që duhet të bashkohet kundër dhunës me bazë gjinore.
Balluku tha se duhet të reflektojmë dhe të mendohemi për disa gjëra pasi është shumë e lehtë të bullizosh, por është shumë të nxjerrësh mësime.
“Duhet të reflektojmë të gjithë, duhet të mendohemi, është e lehtë t’i politizosh disa gjëra, është e lehtë t’u vësh vulën, është e lehtë të bullizosh, por është e vështirë të bëhemi të gjithë bashkë, që nga një ngjarje e rëndë të nxjerrësh mësime, të marrësh frytet nga digjitalizimi”, tha Balluku./ K.B