Last Updated on 07/05/2026 by EL
Ushtruesja aktuale e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Rexhep Qosen, pas vdekjes së tij me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Haxhiu ka shklruar: “Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare. Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”
Kujtojmë se Rexhep Qosja, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare, më 23 prill. Amaneti i fundit i lënë prej tij ishte të mos organizohej një ceremoni pritjeje, ndërsa familjarët e tij bënë të ditur se as nuk do të merrnin pjesë në organizime institucionale./et
