Lazio fitoi 1-0 ndaj Parmës në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A, e zhvilluar në stadiumin “Tardini”.
Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit që luajtën me 9 lojtarë.
Në minutën e 42-të, Zaccagni u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje me këmbë të ngritur. Situata u komplikua edhe më shumë për Lazion në minutën e 78-të, kur Basic u përjashtua për reagimin e tij të ashpër.
Pavarësisht se mbeti me nëntë lojtarë, Lazio arriti të shënojë golin e fitores.
Noslin realizoi në minutën e 82-të golin vendimtar të takimit.
Me këtë sukses, Lazio shkon në kuotën e 22 pikëve. Parma mbetet në 14 pikë në renditje.
Më herët, Torino triumfoi 1-0 ndaj Cremoneses në shtëpi. Ndeshja u vendos nga goli i shënuar nga Vlasic në minutën e 27-të./mxh
