Në SHBA është publikuar traileri i parë zyrtar për ‘EPiC: Elvis Presley in Concert’, një projekt ambicioz nga Baz Luhrmann që përpiqet të ringjallë epokën “e artë” të Elvisit në Las Vegas.
Filmi bazohet në pamje të rralla, të harruara prej dekadash nga performancat e tij të viteve 1970, me pamje që mendohej se ishin humbur dhe u zbuluan rastësisht ndërsa Luhrmann po kërkonte materiale për biografinë e tij për Elvisin.

Në trailer, e shohim Presleyn në momente përgatitjeje para se të dalë në skenë, ndërsa rrëfimi shpjegon se si pamjet “legjendare” nga rezidenca e tij e vitit 1969 dhe turneu i Elvisit në vitin 1972 u zbuluan nga arkivat nëntokësore të studios, në kasaforta në Kansas.
Pamjet, të xhiruara në 35 mm dhe 16 mm, janë të kombinuara me pamje 8 mm të Graceland, duke krijuar një perspektivë të re mbi njeriun që qëndron pas këtij fenomeni./mxh