Last Updated on 03/12/2024 by adminfjala
Pas 11 muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kryetari i PD Sali Berisha është sot në seancën plenare në Kuvend.
Ai u shpreh se 11 muaj më parë u tentua të varrosej demokracia.
“Kot e keni, unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë por ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Të nderuara deputetë e deputete, të dashur qytetarë. 11 muaj më parë me 21 dhjetor të 2023 Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij atërore që mos të shihte opozitë në këtë sallë.
Atë ditë tentuan të varrosin demokracinë e pluralizmin”, u shpreh Berisha./k.b