Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet, mes atyre që mbrojnë të drejtën e protestuesve, sipas parimit “bjeruni plehrave”, dhe atyre që kërkojnë “ti shtrojnë në dru edhe më shumë”, ata që ngrejnë dorë kundër policisë.
Nuk di se kush e nisi “sherrin”, meqë kjo është e rëndishme për ne. Nuk di nëse ishte pjesë e planit të protestës, apo devijoi e doli nga kontrolli? Çështje e atyre që e menaxhojnë kjo.
Por duhet të jemi të qartë për diçka:
-Qytetarët janë të drejtën e tyre të protestojnë.
-Policët janë aty në detyrën për të mbrojnë institucionin.
A është gjë e bukur dhuna? JO!
A ndodh ajo nëpër protesta? PO!
Por ka një ndryshim.
Protesta e qytetarëve nuk ka protokoll, nuk ka një rregullore, që të thotë: Në fillim do hidhni lule. Pastaj do të shani. Pastaj do të hiqni gardhin. Pastaj do të shtyni. Pastaj do të gjuani me vezë. Dhe në fund, do gjuani me gurë.
Por, për policinë ka një protokoll, sepse:
Policia është shteti, nuk është turmë!
Policët kanë mburoja, qytetarët jo!
Policiët kanë skafandra, qytetarët jo!
Policët kanë shkopinj gome, qytetarët jo!
Policët kanë autobote uji, qytetarët jo!
Policët kanë bombola me piper djegës, qytetarët jo!
Policët kanë gaz lotsjellës dhe kundragaze, qytetarët jo!
Policët janë të stërvitur fizikisht, qytetarët jo!
Policët janë trajnuar psikologjikisht si të përballojnë presionin e turmës, qytetarët jo!
Policia nuk përgjigjet në të nëjtën mënyrë:
Nëse protestuesit gjuajnë me gurë, policët nuk gjuajnë me gurë, por fillimisht mbrohen.
Nëse protestuesit i shajnë nga motra, policët nuk i shajnë nga gruaja!
Policisë i kërkohet që fillimisht të përdorë mjetet më të lehta të reagimit, dhe të mos shkojë direkt tek mbytja me gaz e përcëllimi me piper arinjsh.
Protokolli ka një fjalë, që quhet PROPORCIONALITET!
SEPSE: Policët dhe protestuesit nuk janë dy ushtri, që në fund bëjnë bilancin e viktimave.
P.S: Në faqen e Adriatik Lapaj pash këtë video. Sipas tij, uji që hodhi policia ka qenë përzjerë me lendë djegëse dhe ka shkaktuar djegie të lëkurës së protestuesve që u lagën.
Nëse është kështu, kjo është një vepër penale.
Po pse o zotërinj, policia belge apo franceze, nuk kanë lëndë djegëse, që ti përcëllojnë ata që bllokojnë rrugët e ministritë kur protestojnë dhe të mbarojë punë për gjysmë ore?
Nëse e shikoni keq fare, spërkatini me naftë dhe vijuni flakën, që të bini rehat!
