Last Updated on 27/11/2025 by EL
Në Shkollën e Mesme “Adem Vrapi” u zhvillua sot aktiviteti festiv me rastin e 28-29 Nëntorit, ku të pranishëm ishin nxënës, mësues dhe përfaqësues të komunitetit.
E ftuar në këtë aktivitet ishte edhe deputetja Zegjine Caushi, e cila vlerësoi organizimin dhe energjinë e të rinjve.
Në një reagim publik, Caushi u shpreh se aktiviteti ishte “i bukur, plot kreativitet dhe atmosferë festive”, duke falënderuar stafin e shkollës për punën dhe përkushtimin në realizimin e programit. Ajo vuri në dukje se performancat artistike të nxënësve sollën emocione të veçanta në nder të datave historike të kombit shqiptar.
Festimet në shkollën “Adem Vrapi” u përmbyllën në një atmosferë entuziaste, duke reflektuar rëndësinë e 28-29 Nëntorit për brezat e rinj./e.t






