22 korrik 2026 – Një agjent francez i modës, me lidhje të afërta me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit.
Bëhet fjalë për Daniel Siad, 69 vjeç, i cili ishte nën hetim në Francë për dyshime se kishte ndihmuar Epstein në trafikimin dhe abuzimin e grave.
Prokuroria e Nanterres bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë rast pritet të kryhet edhe autopsia.
Siad, ndaj të cilit ishin bërë disa denoncime, përfshirë akuza për përdhunim, ende nuk ishte marrë në pyetje nga hetuesit. Ai i kishte mohuar akuzat dhe kishte deklaruar se dëshironte të dëgjohej për të dhënë versionin e tij.
Emri i tij ishte përmendur në më shumë se 1 mijë dokumente të publikuara nga dosjet e deklasifikuara të Epstein.
Në vitin 2014, Siad i kishte shkruar Epstein për përpjekjet e tij për të gjetur modele të reja, duke i krahasuar ato me peshkimin.
Jeffrey Epstein, i akuzuar për trafikim seksual, vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin. Ndërsa agjenti francez i modës Jean-Luc Brunel, i akuzuar gjithashtu për lidhje me rrjetin e Epstein, u gjet i vdekur në një burg francez në vitin 2022./mxh
