Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur tarifat e reja më të larta të vendosura ndaj mallrave kanadeze, duke pretenduar se Kanadaja i ka trajtuar padrejtësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë vite.
Presidenti Trump i bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.
Ai tha se e do Kanadanë dhe popullin e saj, por akuzoi udhëheqjen kanadeze se ka vepruar në dëm të SHBA-së për dekada, veçanërisht ndaj fermerëve amerikanë dhe qytetarëve të tjerë.
“Pa ne, nuk ka asnjë mënyrë që ata të mbijetojnë”, deklaroi presidenti Trump, duke pretenduar se ekonomia kanadeze është e varur nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se tarifat e reja lidhen me zjarret masive në Kanada. Tymi nga këto zjarre është përhapur vazhdimisht drejt veriut të SHBA-së, duke ndikuar në cilësinë e ajrit.
Trump përsëriti akuzat se Kanadaja nuk po i menaxhon siç duhet pyjet e saj, pretendim që autoritetet kanadeze e kanë mohuar më herët. Megjithatë, ai theksoi se kjo çështje është e ndarë nga vendimi për tarifat.
Sipas Trump, tymi nga zjarret ka prekur rëndë qytetin e Nju Jorkut dhe shtetin e Miçiganit, ndër zona të tjera në SHBA./mxh
