Në kufirin mes Spanjës dhe Portugalisë ndodhet një nga kuriozitetet më të veçanta të Evropës, ura El Marco, e konsideruar si ura më e vogël ndërkombëtare në botë, që lidh fshatin spanjoll El Marco me Varzea Grande në Portugali.
Një veçori interesante e saj është ndryshimi i zonës kohore, Spanja përdor orën e Evropës Qendrore, ndërsa Portugalia ndjek orën e Grinuiçit, duke e bërë këtë urë një “udhëtim të shpejtë në kohë”.
Ura aktuale është ndërtuar në vitin 2008 me fonde komunitare, duke zëvendësuar një strukturë më të hershme që përdorej dikur edhe për tregti informale mes banorëve të zonës. Sot, falë marrëveshjes së Shengenit, kalimi mes dy vendeve është i lirë dhe i hapur për të gjithë.
Për shkak të përmasave të saj të vogla, ura lejon vetëm kalimin e këmbësorëve dhe mjeteve të lehta si biçikleta apo motoçikleta, duke u kthyer në një atraksion turistik unik për vizitorët që kërkojnë përvoja të pazakonta kufitare./mxh
