Last Updated on 16/07/2026 by EL
Monedha europiane EURO ka prekur një minimum të ri, ku këtë të enjte këmbehet me vetëm 93.6 lekë.
Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Për periudhën nga 3 janari deri më 8 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.7 lekë, nga 97.8 lekë që ishte mesatarja e vitit 2025.
Rënia është edhe më e fortë në një krahasim afatgjatë. Në raport me mesataren e vitit 2015, kur një euro këmbehej me 139.7 lekë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me 31.5%, ose rreth 44 lekë.
Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i lekut lidhet me një kombinim faktorësh. Një prej tyre është fluksi i parave informale që hyri në vend pas vitit 2016 dhe u kanalizua kryesisht në sektorin e ndërtimit.
Pas vitit 2022, një ndikim gjithnjë e më të madh kanë pasur edhe të ardhurat nga turizmi. Në vitin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj në vend i kaluan 12 milionë.
Rënia e ditëve të fundit lidhet kryesisht me efektet sezonale, si rrjedhojë e prurjeve valutore nga turistët gjatë sezonit veror.

