Last Updated on 11/05/2026 by EL
Eurovisioni 2026 nis më 12 maj në Vjenë me gjysmëfinalet, ku marrin pjesë 35 shtete në edicionin e 70-të të konkursit në Wiener Stadthalle.
Gjysmëfinalja e parë mbahet më 12 maj me 15 vende në garë, prej të cilave 10 kualifikohen për në finalen e madhe më 16 maj.
Vendet e ‘mëdha’ që kalojnë direkt në finale janë Austria (mikpritëse) dhe Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar.
Sipas raportimeve, Finlanda është favoritja për të fituar sivjet. Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen me këngën “Liekinheitin” kryesojnë ndërsa pas tyre përmenden: Greqia, Danimarka, Franca dhe Australia.
Renditja e performancave në natën e parë hapet nga Moldavia, pasuar nga Suedia, Kroacia dhe Greqia, ndërsa Finlanda performon në gjysmëfinalen e dytë.
Në këtë gjysmëfinale janë edhe Mali i Zi, Estonia, Azerbajxhani, Australia, Portugalia, Luksemburgu, Serbia, Bullgaria, Shqipëria dhe Qiproja.
Përveç garës, këtë vit ka edhe prapaskena të forta: pjesëmarrja e Izraelit ka nxitur debat dhe raportohet për bojkot nga disa vende, duke sjellë tension politik në një event që synon të mbetet argëtues.
Organizatorët kanë vendosur gjithashtu masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta hyrjeje, ndërsa ceremonia e “Turquoise Carpet” u mbajt një ditë më parë.
Në pritje të natës së parë, disa vlerësojnë se vende si Gjeorgjia, Kroacia dhe Portugalia mund të surprizojnë, pavarësisht dominimit të Finlandës në parashikime.
Shqipëria prezantohet nga këngëtari Alis me këngën “Nan”. /ET
