Last Updated on 17/06/2026 by EL
14 ditë kanë mbetur për faljen me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Tatimpaguesit që kanë marrë një njoftim në llogarinë e e-Filing mund të shkojnë në Drejtoritë Rajonale Tatimore për verifikim.
“Për detyrimet e periudhës 2015–2019, pagesa e 50% të detyrimit kryesor mundëson fshirjen e 50% të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Gjithashtu, deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026./et
